BEI-ja ka qenë aktive në Shqipëri që prej vitit1995.
Fokusi ynë ka qenë ka qenë mbështetja e infrastrukturës kyçe të transportit për të përmirësuar integrimin ndër-rajonal dhe lidhshmërinë me Evropën. Si shembull, përmendim ndërtimin e bypass-it të Vlorës.
Në vitin 2019, ne nënshkruam kredinë e parë të zhvillimit urban për kryeqytetin e vendit në kuadër të Nismës për Rimëkëmbjen Ekonomike. Përveç se do të ulë ndotjen e lumit Lana në Tiranë, projekti do të ri-organizojë rrugët dhe hapësirat urbane pranë të dy shtretërve të lumit. Financimi përfshin një kredi prej 8 milionë euro nga BEI-ja, 2,4 milionë euro nga donatorët dhe një asistencë teknike (grant) me vlerë 500.000 euro.
Së fundmi, ne kemi mbështetur së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) investime për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në veri të Shqipërisë dhe përgjatë bregdetit Adriatik.
Në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), ne ofrojmë financim dhe asistencë teknike për sektorët e energjisë, mjedisit, social, transportit dhe infrastrukturës digjitale: Përmendim këtu projektet për rrjetin brezgjerë në Shqipëri dhe infrastrukturën për mbrojtje nga përmbytja e lumit Mat.
Në një vështrim
BEI-ja ofron financim dhe ekspertizë për projekte të shëndosha dhe të qëndrueshme investimi në Shqipëri.
Financimi gjithsej i BEI-së në Shqipëri sipas sektorëve
(që prej fillimit të operacioneve)
Historitë e BEI-së në Shqipëri
Historitë individuale flasin më shumë sesa shifrat dhe tabelat. Zbuloni se si puna jonë ka përmirësuar cilësinë e jetës në Shqipëri dhe përtej saj
Kërko mbështetje nga BEI-ja në Shqipëri
Ne ofrojmë financim dhe këshilla për të nxitur rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në vendin tuaj. Ne mbështesimbizneset e vogla, inovacionin, klimën dhe infrastrukturën. Shikoni këtu një përmbledhje tëgamës së produkteve të Grupit të BEI-së.
Ju nevojitet kredi për të financuar projektin tuaj?
Nëse ju nevojitet kredi me vlerë mbi 25 milionë euro, na kontaktoni drejtpërsëdrejti në:
Keni pyetje?
Për pyetje në lidhje me mjetet e financimit, aktivitetin, organizimin dhe objektivat e BEI-së, kontaktoni Qendrën e Informacionit.
Tel. +352 4379-22000
Pyetjet më të shpeshta
Jeni gazetar/e?
Kontaktoni mezyrën tonë të shtypit
Zyra e shtypit
Tel. +352 4379-21000
press@eib.org
www.eib.org/press